Shqiptarët bëjnë ‘’shkuma party’’ edhe në lum

Shqiptarët bëjnë ‘’shkuma party’’ edhe në lum

369
0
Shares

Nëse do t’u bjerë rruga për në Përmet dhe do të vizitoni banjat termale të Bënjës, apo kanionin e Langaricës, grykën e Këlcyrës, apo dhe plazhet buzë Vjosës në këtë qytet, do të shikoni se të rinjtë argëtohen jo pak edhe aty në këto ditë në nxehta…
I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare.
Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti mbetet një prej zonave që ka një numjër të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas thuajse gjatë gjithë vitit.
Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë.
Në kanionin e Langaricës natyra përreth është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë.
Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë.
Guidat që përgatisin udhëtimet aty thonë se me vete duhen: rroba sportive, ushqime të thata, çokollata, shishe ujë 1.5L, rroba plazhi, size, krem dielli dhe… buzëqeshjen tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY