EMRAT/ Dogjën 15 hektarë pyje, kapen 3 zjarrëvënësit e Krrabës

EMRAT/ Dogjën 15 hektarë pyje, kapen 3 zjarrëvënësit e Krrabës

75
0
Shares

Tre zjarrvënësit e zjarrit që ka rrethuar tunelin e Krrabës prej disa ditësh janë vënë në pranga.
Policia ka zbuluar edhe gropat e qymyrit që ata kishin hapur.
Nga zjarri janë djegur 15 ha pyje e shkurre. Të arrestuarit janë: Armand Ukaj, 22 vjeç; Oltjan Deda, 26 vjeç; G.P, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë.
Sipas burimeve të policisë kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr mbi tunelin e Krrabës, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).
Ndalimi i tyre u bë i mundur pas një pune intesive hetimore disa ditore, për dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY