Tragjike, humbi të gjitha paratë në kazino e më pas vari veten...

Tragjike, humbi të gjitha paratë në kazino e më pas vari veten në shtëpi

340
0
Shares

Një kryefamiljar I ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike pasi ka humbur të gjitha paratë në kazino.
Sipas statusit të pedagogut nga Vlora, Ilir Metaj, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në pallatin ku ai banon. Metaj jep edhe detaje nga tragjedia dhe shkruan se kazinotë mbjellin vetëm plagë sociale.

STATUSI
Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.
Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.
Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.
Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24.
Vertet zgjat shume…

Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar…
Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY