FOTO/ Kukës, dy aksidente njëri pas tjetrit, raportohen të lënduar

FOTO/ Kukës, dy aksidente njëri pas tjetrit, raportohen të lënduar

76
0
Shares

Dy aksidente janë shënuar sot në Kukës brenda pak minutash. Aksidenti i parë u shënua në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec, te Ura e Shtrezës.
Një makinë tip Opel ku udhëtonin katër pjesëtare të një familjeje në zonën e Shishtavecit, përfshi dhe një vajzë 3 vjeçe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nga përplasja e makinës të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta pas këtij aksidenti një tjetër u shënua në segmentin rrugor Kukës-Kalimash, në afërsi të Tunelit të Kalimashit. Një motor u përplas me trafikndarësen.
Mësohet se si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar drejtuesi i motorit një shtetas i Kosovës, me banim në Zvicër. Ai po udhëtonte së bashku me vëllain e tij. I plagosuri është dërguar në spitalin e Kukësit, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të para shkak i të dy aksidenteve ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit./oranews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY