VIDEO/ Kapet Aleksi, hajduti i karburanteve, 8 vjedhje në katër ditë

VIDEO/ Kapet Aleksi, hajduti i karburanteve, 8 vjedhje në katër ditë

190
0
Shares

Aleks Prifti, 41 vjeçari i lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë, është personi i arrestuar së fundmi nga Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Durrës, pasi ai akuzohet si grabitësi i disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.
Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ky shtetas është i njohur si person me precedentë të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.
Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.
Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhi me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.
Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.
Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY