EMRI/ Kontrolli rutinë që fundosi shkodranin, çfarë i gjeti policia në shtëpi

EMRI/ Kontrolli rutinë që fundosi shkodranin, çfarë i gjeti policia në shtëpi

140
0
Shares

Në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjëshme, se një shtetas në fshatin Nicaj dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftararake, dhe drogë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar operacionin e koduar “Nicaj”.2
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i Vat Lamit, 41 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë, 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY