Drejtoresha e “dosjeve” hedh “bombën”: Spiunë të Sigurimit edhe në administratën e...

Drejtoresha e “dosjeve” hedh “bombën”: Spiunë të Sigurimit edhe në administratën e lartë

1074
0
Shares

E gjitha i ngjan punës për ndërtimin e një mozaiku gjigant. Konturet janë aty, duhen gjetur copëzat, deri në ato më të imëtat, që gjithçka të jetë e qartë.
Për Gentiana Sulën, të drejtojë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, një institucion i hapur mbi një mal dosjesh, me gjëra të njohura e të panjohura, të harruara apo të zhdukura, është kthyer në një sfidë të vërtetë personale dhe profesionale.
Një punë voluminoze që të përpin dita- ditës, në kërkim të faqeve të humbura të historive personale të njerëzve që kanë vuajtur gjatë viteve të diktaturës. Që janë shënjestruar, që janë ndjekur, përgjuar, arrestuar, dhe shumë herë dënuar e madje edhe pushkatuar.
Në një interviste pre “Panorama” ajo thekson se deri sot bëhen 183 kërkesa nga individë apo familjarë që duan të dinë për fatin e tyre apo familjarëve të tyre.
“Funksioni tjetër që ne kemi është verifikimi i pastërtisë së figurave të larta, publike. Deri më sot janë ‘pastruar’ rreth 621 figura publike”, thekson ajo.
Sipas saj, përgjatë zgjedhjeve të qershorit 2017, vetëm dy parti politike u ofruan për pastërtinë e kandidatëve të tyre.
“Ka edhe institucione si Presidenca, Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Transportit, apo Avokati i Popullit, që për kandidatë në pozicione të larta, i janë drejtuar Autoritetit. Një informacion me rëndësi përbën edhe fakti që Akademia e Shkencave, në bazë të ligjit 45/2015, ka rregulluar statutin e vet dhe e ka futur në kriteret për akademikët e rinj pastërtinë e figurës sipas kuptimit të këtij ligji. Shohim njëlloj ndjeshmërie në rritje nga ana e institucioneve, edhe pse nuk jemi aty ku do të donim. Për t’u shënuar është fakti që funksionarë të lartë, përfshi deputetë, si dhe qytetarë të thjeshtë, kanë aplikuar për vetëlustrim”, thotë ajo.
Pyetur nëse nga këta të fundit kane gjetur emra të implikuar, ajo përgjigjet:
“Po! Ka pasur njerëz që shfaqen në dokumentet e ish-Sigurimit dhe ne kemi informuar institucionet sipas rastit. Gjithsesi, shpreh bindjen që vetë Ligji mund të ketë pasur një efekt parandalues ndaj përfshirjes në karrierë të lartë të personave që i prek ligji”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY