Juncker i mbyll derën Ballkanit për në BE: Stabiliteti, parakusht që ai...

Juncker i mbyll derën Ballkanit për në BE: Stabiliteti, parakusht që ai të mos hyjë në luftë

78
0
Shares
# Brussels Belgium 7 December 2016 Portra photo by: ID/ Sander de Wilde image via http://www.idphotoagency.com Standard licence: 1 publication permit. Do not reuse or archive this image. Do not use without written permit.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha të enjten në një intervistë se nuk ishte në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të hynin shpejt në BE, por paralajmëroi se nëse ata humbin perspektivën evropiane, “do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990″.
“Në këtë drejtim, stabiliteti i perspektivës së Bashkimit Evropian është një parakusht për Ballkanin që të mos jetë përsëri në luftë”, i tha ai Politico.eu në një intervistë.
Ai tha se shpresonte që Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka pohuar se BE është duke u copëtuar, ta kuptojë këtë.
Nëse BE ndahet, Ballkani Perëndimor “do të humbiste perspektivën evropiane”, tha Juncker në intervistë.
Ai shtoi se Trump nuk e kishte përsëritur më vonë thirrjen e tij për anëtarët e tjerë të BE që të largoheshin nga blloku.
Juncker tha se përvoja e tij që nga marrja e detyrës në vitin 2014 e ndihmoi atë të përballonte ardhjen e Trump dhe vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar.
“Nëse Komisioni nuk do të ishte siguruar që Greqia të mos dëbohej nga eurozona në vitin 2015, bilanci sot nuk të të ishte aspak i mirë”, tha Juncker.
“Në atë kohë, unë luftoja fort për stabilitetin e Eurogrupit, në veçanti për Greqinë [kundër dëshirave të ministrit gjerman të financave Wolfgang Schäuble]. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, eurozona do të copëtohej “.
Juncker tha se bisedimet e zgjerimit me Turqinë nuk duhet të ndalen, së paku në letër. Kjo është në linjë të kundërt me qëndrimin e Parlamentit Europian dhe nga qeveria e Austrisë, teksa të dyja kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund bisedimeve, pas goditjeve të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan ndaj kundërshtarëve.
“Turqia është fqinji ynë, ne thjesht nuk mund ta lëmë atë të kalojë në harresë”, tha Juncker.
“Nuk jam në favor të përfundimit të bisedimeve të pranimit me Turqinë, siç është kërkesa nga Parlamenti Evropian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY