Krujë, vazhdon lufta kundër drogës, asgjësohen 209 bimë narkotike

Krujë, vazhdon lufta kundër drogës, asgjësohen 209 bimë narkotike

61
0
Shares

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Në datë 31.07.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Bashkia Krujë u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 209 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për
veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY