Kavajë, hiqeshin si policë dhe vidhnin njerëzit, e pësojnë keq dy të...

Kavajë, hiqeshin si policë dhe vidhnin njerëzit, e pësojnë keq dy të rinjtë

54
0
Shares

Shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :
– Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.
– Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit.
– 3 telefona celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134 / 2 dhe 247 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY