ILIR DEMALIA/ Letra e Kadaresë për Enver Hoxhës ka një të papritur

ILIR DEMALIA/ Letra e Kadaresë për Enver Hoxhës ka një të papritur

271
0
Shares

Një ndër drejtuesit e protestës që u finalizua me thyerjen e ambasadave më 2 korrik 1990, Ilir Demaliaj ka publikuar sot një letër sipas të cilës shkrimtari Ismail kadare ka denoncuar nje person tek Enver Hoxha.

 

Ja cfarë thotë vetë Demalia në lidhje me këtë letër:

 

“Arkivoli bosh dhe dosjet e mbyllura

Dje, shkrimtari Ismail Kadare, në një intervistë për “Die Ëelt”, flet për mardhëniet e tij me shtetin diktatorial dhe, se si, ata, pra shteti diktatorial i kishte pregatitur arkivolin(??!)

Me të drejtë shkrimtari flet edhe për hapjen e dosjeve. Të cilat, tashmë duhet të ishin ezauruar si problem duke penguar agjentët e sigurimit dhe vete hetuesit, prokurorët, bashkëpuntorët, të cilët, u ricikluan në detyra të reja në pluralizmin politik, tashmë jo si bashkëpuntorë të fshehte, por aktorë të hapur të bashkëpunimit të fshehte.

Në këtë konteks, po botojmë hyrjen e një letre, për të ndihmuar të vërtetën siç na mëson dhe shkrimtari Ismail Kadare. Kjo letër e shkruar në 2 prill 1980, është në arkiva ku ka gërmuar gërr-gërre Shaban Sinani dhe së fundi Dashnor Kaloçi me dy librat e “Kadare i denoncuar” dhe “101 denoncime për Kadarenë”. Këtë letër dhe të tjera ka edhe komisioni i dosjeve që selksionon se kë duhet mbajtur e kë duhet nxjerrë…

Letra është 12 faqe dhe do dalë së shpejti e plotë dhe lexuesi të gjykoj!”

 

Letra

Shoku Enver,

Ju kërkoj shumë falje që po ju shkruaj këtë letër, me të cilën nuk do të doja t’ju shqetësoja kursesi, nëqoftëse nuk do të më detyronin rrethanat dhe një komlikim i krijuar kohët e fundit në jetën time.

Ashtu si shokë të tjerë shkrimtarë kam vite që punoj në frontin e letërsisë duke u përpjekur me të gjitha forcat të jap sa më shumë vepra që t’i shërbejnë parties dhe popullit. Në punën time kam mundur të realizoj vepra që janë pritur mirë e i kanë shërbyer kohës, ashtu siç kam kam shkruar e ndonjë herë edhe ndonje krijim botim i të cilit do të ishte i të cilit do të ishte një gjë shumë e keqe për mua e do ti krijonte telashe parties. Unë jam i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, ashtu siç jam i ndërgjegjshëm për mirënjohjen time ndaj popullit e Partisë, sepse e kuptoj thellë se janë ata që më bënë shkrimtar e se është jeta e popullit dhe e Partisë që kanë qenë dhe janë burimi e materje e vetme për veprat e mija…..

 Image

Demalia premton se letrën do ta publikojë të plotë në ditët që vijnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY