Ilir Meta pret ministrin japonez Nobuo Kishi: Marrëdhëniet midis dy vendeve, përparim...

Ilir Meta pret ministrin japonez Nobuo Kishi: Marrëdhëniet midis dy vendeve, përparim në të gjitha fushat

83
0
Shares

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, z. Nobuo Kishi, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë në veçanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës .
Z. Meta dhe z. Nbuo Kishi ndanë besimin e përbashkët se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë është një hap cilësor dhe provë e vullnetit e dëshirës për të forcuar më tej marrëdhëniet e gjithanshme dhe një dëshmi e një marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen mes dy vendeve tona.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë dhe shprehën bindjen se investimet dhe prezenca e Japonisë në këtë hapësirë janë shumë të dobishme. Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, z. Nobuo Kishi, e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe zoti Meta e siguroi bashkëbiseduesin se edhe si President ai do të jetë i përkushtuar që marrëdhëniet midis dy vendeve të përparojnë në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY