Ulja e TVSH-së turizmit, asnjë efekt në çmime për qytetarët, operatorët: Duroni...

Ulja e TVSH-së turizmit, asnjë efekt në çmime për qytetarët, operatorët: Duroni deri vitin tjetër

64
0
Shares

Ndryshe nga sa u parashikua para hyrjes në fuqi, ulja e TVSH për turizmin nga 20 % në 6 % nuk është shoqëruar me ndryshim të çmimeve të akomodimit në hotele apo në shërbime të tjera.
Përfaqësues të bizneseve akomoduese thonë se kjo ka ndodhur pasi prenotimet janë bërë para se të niste aplikimi i TVSH-së 6 %, në muajin qershor.
“Të gjitha kontratat janë mbyllur përpara fillimit të këtij viti. Shpresojmë që efekti i çmimeve të ndihet në kontratat e vitit që kaloi. Bërja e TVSH-së 6% për hotelet e kthen Shqipërinë në një treg konkurues rajonal, pasi mesatarja e TVSH-së në hotele në rajon është mbi 7 %”, shprehet Zak Topuzi, kryetar i sektorit të Hoteleve në Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA).
Përfaqësues të sektorit të hotelerisë shprehen se efektet e uljes së TVSH-së për qytetarët do të ndihen vitin e ardhshëm pas kalimit edhe të procesit të formalizimit të tregut.
“Ulja e TVSH-së bashkë me formalizimin e tregut dhe standardizimin e hoteleve do të bëj të mundur që një person i cili ka paguar një çmim deri sot për një standard, gradualisht do të marri një çmim më të ulët për këtë standard për të cilin ai ka paguar. Shpresojmë që vitin që vjen do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në çmime”, shton Topuzi.
Në vendin tonë numërohen rreth 4 mijë njësi akomoduese, ku bëjnë pjesë 1300 hotele, ndërsa pjesa tjetër janë resorte, bujtina dhe apartamente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY