Aplikimet në Universitete, në 20 korrik maturantët nisin procedurat

Aplikimet në Universitete, në 20 korrik maturantët nisin procedurat

70
0
Shares

Në 20 korrik maturantët nisin procedurat për aplikimin në universitet, proces i cili zgjat 9 ditë. Maturantët duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj zgjedhjes së programeve të studimit  duke shprehur vullnetin për 10 preferenca.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tha se e vetmja gjë që ka ndryshuar nga një vit më parë është rritja e koeficienteve të lëndëve me zgjedhje.

Në 20 korrik maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në Shqipëri duhet të nisin aplikimin në universitetet publike dhe jo publike. Aplikimet do të zgjasin 9 ditë. Maturantët e kanë mundësinë për të bërë përzjedhjen e programeve të studimeve deri në datën 29 korrik. Në Universitetin e Mjekësisë, Rektori Arben Gjata bën me dije se në kriteret e pranimit, ndryshe nga vitet e kaluar kanë rritje të koeficientit të lëndëve me zgjedhje.
“Në qoftë se vjet, si kimia e thelluar si kimi bërthame, si një lëndë tjetër e kishin koeficientin 1, sivjet lëndët me zgjedhje i kemi bërë po qenë të thelluara e kemi bërë 1.25, 1.15 po qe bërthamë dhe çdo lëndë tjetër që nuk janë kërkesë e universitet tonë i kemi dhënë koeficientin 1”, sqaron Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata.
Fakulteti i Mjekësisë do të presë në vitin e parë të tij 300 studentë të rinj.
“Ne nuk kemi ndryshim tarifash, tarifat janë njësoj. Është rritur numri i studentëve, janë rreth 300 kuota përfshirë edhe kuotat nga trojet dhe janë një numër tjetër kuotash që janë transferime për të plotësuar disa vende që kanë ngelur bosh gjatë këtyre viteve për shkak të largimit të studentëve”, shton më tej Gjata.
Në datën 28 gusht, universitetet do të shpallin fituesit dhe pas kësaj date, ata që kanë fituar të drejtën e studimit duhet të regjistrohen për të mos e humbur këtë mundësi. Orientimin e maturantëve për këtë universitet, rektori Arben Gjata e bëri pas nënshkrimit të  marrëveshjes së bashkëpunimit mes universitetit të Mjekësisë së Shqipërisë me atë të Kosovës. Në shkëmbim të eksperiencave të ndërsjella akademikë dhe mundësinë e kryerjes së hulumtimeve. 60 është numri i kuotave të studentëve të mjekësisë për trojet, dhe në këto institucione arsimore respektive nuk ka probleme për sa i takon njohjeve të diplomave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY