Të gjitha detajet e aksidentit tragjik të Blinishtit në Lezhë, përplasja e...

Të gjitha detajet e aksidentit tragjik të Blinishtit në Lezhë, përplasja e 3 makinave

98
0
Shares

Policia ka dhënë informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur  dje, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë.

Nga hetimet paraprake të kryera , dyshohet  se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi , duke kryer parakalim të gabuar , është përplasur me mjetin Volksëagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.

Kurse mjeti Benz me targë  AA627JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi , dhe pasi ka parë përplasjen , ka ndaluar për tu dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve , por nuk ka siguruar mjetin , i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës.Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volksëagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet  , vëllai i drejtuesit , shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë lënduar  drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet,  ku nga këta,  shtetasi Kreshnik Bekteshi ,  44 vjeç  dhe  pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër,  ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe,  N.T. 17 vjeçe dhe  A.B. 3  vjeç,  banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi,  u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY