QAFË THANË/Kanabisi, prandaj Taip Adilovski peshonte 4 kile me shumë se zakonisht

QAFË THANË/Kanabisi, prandaj Taip Adilovski peshonte 4 kile me shumë se zakonisht

482
0
Shares

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Taip Adilovski, 19 vjeç,

Nazif Sali, 20 vjeç dhe

Ardian Feta, 21 vjeç, të tre banues në Shkup.

Më datë 16.07.2017, këta shtetas janë paraqitur në pikën e kalimit kufitar me mjetin tip “Mitsubishi” me  targa SK6397AM (në pronësi të shtetasit Nazif Sali). Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit Taip Adilovski, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  4 (katër) qese me peshë 16.6 gr lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Dy shtetasit e tjerë, kanë patur dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit Taip Adilovski dhe “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të dy shtetasve të tjerë, parashikuar nga nenet  283 e 300 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY