Ministri Bardhi padit Sekretaren e Përgjithshme, miliona lekë tendera në fushatë

Ministri Bardhi padit Sekretaren e Përgjithshme, miliona lekë tendera në fushatë

114
0
Shares
Juliana Hoxha

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka njoftuar KLSH dhe ka paditur në Prokurori Sekretaren e Përgjithshme të ministrisë për shkak se shkeli ligjin dhe vendimine  qeverisë për tenderat në fushatë.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, ka kryer procedura prokurorimi mbi vlerat e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit. Sipas Bardhit vetëm në 2 procedura prokurime, që i ka fituar e njëjta kompani, ka prokuruar 1.2 miliard lëke më shumë se c’kishte parashikuar buxheti i shtetit për atë shërbim.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që këto procedura të kalojnë në sitën e KLSH-së dhe prokurorëve.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha kadidoi për deputete ndërkohë që mbajti edhe detyrën në administratën publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY