FOTO GALERI/ Vlorë, në Drithas gjendet kanabis e groposur në bahçe

FOTO GALERI/ Vlorë, në Drithas gjendet kanabis e groposur në bahçe

126
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur dje, gjetja dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.
Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidonë plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY