FOTO/ Ky djalë është heroi i sotëm, dha jetën të shpëtonte të...

FOTO/ Ky djalë është heroi i sotëm, dha jetën të shpëtonte të tjerët

61
0
Shares

Benjamin Ferati është djali nga Tetova që u flijua sot në Zvërnec të Vlorës gjatë një akti të guximshëm për tu ardhur në ndihmë dy vajzave që po mb yteshin. 24-vjeçari nga Tetova u mbyt pasditen e sotme pasi u fut në det kur dëgjoi thirrjen një prej vajzave për ndihmë.

Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar i shoqëruar por ndërkohë momenti tragjik për vajzat e ka nxitur atë drejt valëve.

Pavarësisht tentativës për ti shpëtuar, ai dhe dy vajzat humbën jetën.

Të rinjtë që kanë humbur jetën janë identifikuar. Ata janë:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar sot në Vlorë, pasi një 14-vjeçar u mbyt në det mëngjesin e sotëm.

1959303_363431263785775_2018033907_n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY