Vlorë, kapet sasia e pabesueshme e kanabisit, 15 ton

Vlorë, kapet sasia e pabesueshme e kanabisit, 15 ton

104
0
Shares

Gajtë një operacioni antidrogë janë sekuestruar 15 ton kanabis, sasia me e madhe qe eshte sekuestruar ndonjehere ne Shqiperi.
Ngjarja ka ndodhur në Llakatund të Vlorës. Sipas informacioneve zyrtare, Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nën drejtimin e vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako kanë finalizuar me sukses një operacion a antidrogë, që ka çuar në sekuestrimin e 15 ton kanabis sativa si dhe armëve të zjarrit.
Po kështu në krye të operacionit ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.
5 armë zjarri kallashnikov janë gjetur gjatë kontrollit dhe kapjes së drogës në dy banesa në fshatin Llakatund. Nuk ka ende informacione për të arrestuar, por policia ka shoqëruar disa persona. Në orët në vijim priten detaje të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY