“Do ndërtoj një mekanizëm ferri”, për çfarë e ka fjalën Kryeministri Rama

“Do ndërtoj një mekanizëm ferri”, për çfarë e ka fjalën Kryeministri Rama

63
0
Shares

I pyetur në lidhje me hapjen e negociatave, Kryeministri Rama tha se ne kemi plotësuar të gjitha kushtet për të hapur negociatat dhe nëse ata do të shtyjnë më tej negociatat ne të do të vijojmë me reformat. Kemi plotësuar kapitujt 24 dhe 25 që lidhen me reformën në drejtësi, ka nisur vettingu.

Në vijim Rama shpjegoi edhe listën e publikuar duke deklaruar se nuk ka asnjë listë të publikuar prej tij. Emrat në listë janë pjesë e një raporti nga skuadra e shënimeve për ndjekësit e postimeve në faqen e tij. Ato nuk janë zyrtare, nuk është bazë për procedurë administrative. Emrat janë përmbledhur nga komentet e njerëzve.

“Gjithë kjo peshë që ajo listë nuk e ka ia keni dhënë ju dhe ata që duan të bëjnë politikë opozitare. Unë e kam lexuar kur është publikuar. Lulet mos më prek nuk duhet të preken fare se nuk kane parë gjë akoma. Ne do të ndërtojmë një mekanizëm ferri për ata që janë të paguar tu shërbejnë qytetarëve dhe nuk u shërbejne. Ai nuk do të jetë ferri digjital por një mekanizëm transparent që do të funksionojë. Armiqtë publik janë grabitqarët në zyrat e shtetit”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY