FOTO/ Vlorë, 5 biznesmenë bien në pranga, ndërhynë në sahat

FOTO/ Vlorë, 5 biznesmenë bien në pranga, ndërhynë në sahat

86
0
Shares

5 biznesmenë kanë përfunduar në pranga si pasojë e ndërhyrjes së matësit të energjisë elektrike.
Grupi Task Forcë OSHEE Vlorë, zbuloi 5 raste të ndërhyrjes në sistemin e matjes, nga subjekte private, ndaj të cilave është bërë kallëzimi dhe janë shoqëruar për në Polici. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë.
Drejtori i OSHEE Vlorë, Erjon Osmanaj thotë se aksioni po shtrihet në çdo anë, dhe nis nga Zvërneci deri në Dhërmi. Dy ditë më parë ishim më Dhërmi ku zbuluam raste të vjedhjes së energjisë, dje në Vlorë, ndërsa sot jemi duke punuar në Orikum”.
Abonentët privatë, me inicialet K.L, R.H, B.M, I.L dhe S.G ishin kryesisht pronarë bar-restorantesh dhe nga kontrolli rezultoi se kishin cenuar matësin.
Kontrollit nuk i ka shpëtuar një abonent familjar, i cili është proceduar në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY