Kompanitë e ndërtimit pastrojnë para, gjoba 6 ndërtuesve

Kompanitë e ndërtimit pastrojnë para, gjoba 6 ndërtuesve

47
0
Shares

Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave nuk i kanë shpëtuar as kompanitë e ndërtimit.
6 shoqëri ndërtimi mjaft të njohura në vend, mes të cilëve edhe një resort turistik, janë gjobitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për mosrespektim të procedurave të raportimit të rasteve të dyshimta.
Shoqëritë i kanë kundërshtuar gjobat dhe kanë ngritur padi kundër kësaj Drejtorie në Gjykatën Administrative.
Televizioni “Scan” disponon paditë e ngritura nga shoqëritë e ndërtimit për gjobat që nisin nga 1 milion lekë.
Sektori i ndërtimit është një prej më të ekspozuarve kur vjen fjala te pastrimi i parave. Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, por edhe Policia e Prokuroria janë shprehur se një pjesë e mirë e parave të ardhura nga krimi kanalizohen në ndërtimin e hoteleve e resorteve turistike.
Plot 184 raste të dyshimta për pastrim parash kanë raportuar përgjatë vitit 2016 institucionet shtetërore. Të dhënat zyrtare tregojnë se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme raportoi 134 raste gjatë vitit të kaluar duke treguar edhe një herë trendin që ka pasur ndër vite investimi i parave që vijnë nga aktivitetet kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY