DETAJE/ Atentati në Tiranë, policia arreston dy persona

DETAJE/ Atentati në Tiranë, policia arreston dy persona

63
0
Shares

Janë arrestuar dy persona në lidhje me atentatin e mbrëmshëm ku mbetën të plagoosur dy të rinj.
Sipas policisë rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.
Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Ëolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy të rinjtë me inicialet M. Gj., 25 vjeç dhe Xh. V., 25 vjeç.
Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe J. G., 27 vjeç.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.
Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit Jurgen Shakri 25 vjeç banues në Tiranë dhe Xhenis Vrapi 27 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale ” Moskallëzim i krimit”.
Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY