Kujdes, nëse dehesh apo del gjysmëmlakuriq në këtë vend , gjobitesh

Kujdes, nëse dehesh apo del gjysmëmlakuriq në këtë vend , gjobitesh

61
0
Shares

Në dy ishuj policia ka marrë masa për çdo pushues i cili prish qetësinë dhe rendin.

Çdo turist që shkon i dehur, del lakuriq apo bën zhurmë në dy ishujt e Kroacisë, gjobitet.
Bëhet fjalë për dy ishujt e njohur Hvar dhe Pag, në Kroaci.
Sipas policisë është marrë vendimi për të ndëshkuar me gjobë të gjithë ata plazhistë që ecin me rroba
Në hyrje të Hvarit këtë fundjavë u shfaq një tabelë paralajmëruese, ku sqarohej se kushdo që shëtit nëpër rrugët e qytetit me kostum banje, do të paguajë gjobën deri në 600 euro, se dhe kushdo që ecë nëpër rrugë me një shishe në dorë apo gjendet i shtrirë në gjendje të dehur, do të paguajë gjobën prej 700 euro.
Kryebashkiaku i Hvarit, Ricardo Novak, iniciues dhe promovues i kësaj mase, ka denoncuar së fundmi turistët britanikë për shkak të dehjeve së tepruara dhe shfaqjes së lakuriqësisë.
“Vjellin kudo nëpër qytet, urinojnë në çdo cep, ecin pa gjë në trup, flejnë kudo nëpër qytet, enden përreth dhe nuk dinë gjë për veten”, tha ai në një intervistë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY