SKANDAL/ Ja sa lekë ka shpenzuar PS për mitingjet elektorale

SKANDAL/ Ja sa lekë ka shpenzuar PS për mitingjet elektorale

56
0
Shares

Raportet financiare të fushatës elektorale që sapo u mbyll, zbulojnë edhe shpenzimet marramendëse që janë bërë gjatë saj nga partitë politike.
Në raportin e ekspertëve kontabilist të dorëzuar në KQZ, mësohet për shpenzime të padëgjuara dhe marramendëse.
Një miting i partive të mëdha, në një nga qytetet kryesore në vend, kushton deri në 40 mijë USD. Kostoja është përllogaritur nga ekspertët financiarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të monitoruar shpenzimet e partive politike gjatë fushatës elektorale.
Sipas raportit paraprak të ekspertëve, mitingu elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë ka kushtuar 4,030,000 lekë ose 40 mijë USD. Mitingu në Fier ka kushtuar 1,870,000 lekë.
Ndërkohë, nga ato që ka raportuar PS, vetëm fishekzjarrët për një miting janë blerë 200 mijë lekë. Gjithashtu Edi Rama duket se ka mbajtur pas vetes edhe shumë njerëz, pasi vetëm në një rast janë transportuar 2 mijë pjesëmarrës në miting.
Shifrat duket se janë vetëm për mitingun e Tiranës, ku shpenzimet janë stratosferike për një fushatë në Shqipëri. Këto janë vetëm shifrat e mitingjeve të Edi Ramës, pa llogaritur ato të eksponentëve të tjerë socialistë.

 
Shpenzimet e PS në disa mitingje elektorale

Mitingu në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë, 4,030,000 lekë
Mitingu elektoral në Durrës, 980,000 lekë
Mitingu elektoral në Kavajë, 180,000 lekë
Mitingu elektoral në Gramsh, 295,000 lekë
Mitingu elektoral në Paskuqan, 149,000 lekë
Mitingu elektoral në Fier, 1,870,000 lekë
Mitingu elektoral në Kashar, 165,000 lekë
Mitingu elektoral në Sarandë, 91,500 lekë

 
Shpenzimet e PS për mitingun e Tiranës

Podium, 1 copë, 15,000 lekë
Karrige, 1 copë, 15,000 lekë
Banera, 1 copë, 15,000 lekë
Ekran LED 1 copë, 80,000 lekë
Ndriçimi, 1 copë, 80,000 lekë
Fonia, 1 copë, 80,000 lekë
Kamera, 1 copë, 15,000 lekë
Fotograf, 1 copë, 15,000 lekë
Flamur, 10000 copë, 2,000,000 lekë
Shirita dore 2000 copë, 200,000 lekë
Bluza 2000 copë, 600,000 lekë
Transport materiale, 1 copë, 15,000 lekë
Transport i pjesëmarrësve copë, 2000 individë, 600,000 lekë
Ujë, 2000 copë, 100,000 lekë
Piroteknik Fishekzjarrë, 1 copë, 200,000 lekë
Total 7,000,000 lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY