Pogradec, furgoni përplas motorrin, drejtuesi në gjendje të rëndë

Pogradec, furgoni përplas motorrin, drejtuesi në gjendje të rëndë

92
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar sot para pak momentesh.
Në rrugën e Volorekës janë përplasur një mjet tip motorr pa targa dhe një mjet furgon tip “Benz – Mercedez” me targa AA 641 HV, me drejtues shtetasin F.T.
Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i motorrit, ende i paidentifikuar i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY