FOTO/ 8 Vjet telenovelë, ndarje dhe rikthime, kush është partneri me të...

FOTO/ 8 Vjet telenovelë, ndarje dhe rikthime, kush është partneri me të cilin po pret fëmijën Zaimina Vasjari

433
0
Shares

Pak kohë më parë, Zaimina Vasjari u shpreh se nuk e kishte në plan të bëhej nënë së shpejti pasi është pak egoiste dhe s’do donte të prishte linjat e trupit, gjërat më të bukura në jetë vijnë pa plan.
Këngëtarja që tani i ka hyrë biznesit, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë. Edhe pse në fillim lajmi u përhap si thashethem, pa pasur konfirmimin e vetë Zaiminës, nuk ka vonuar shumë dhe ajo e ka pranuar se “po”, është në pritjen e ëmbël.
Tani është larguar për pushime jashtë Shqipërisë, në mënyrë që t’i kalojë sa më qetë dhe pranë detit këta muaj të rëndësishëm.
Po kush është partneri dhe babai i fëmijës që pret, një nga vajzat më të bukura të shoëbiz-it, e cila i është futur prej kohësh biznesit, duke hapur një sallon fustanesh, rrobabanjosh dhe këpucësh në Tiranë? Sipas mediave të ndryshme ai është është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri te pasuritë e patundshme. Këngëtarja dhe biznesmeni u njohën kur Zaimina ishte vetëm 17 vjeçe. E pavarësisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.
Duke shtjelluar më tej statusin e saj aktual, Zaimina u shpreh: “Për momentin nuk kam plan për martesë. Sa për unazën e fejesës që mora më 14 shkurt në ishujt Maldive, na duhej një udhëtim, dhe pse mos ta bënim kur unë i dashuroj udhëtimet e më shtojnë jetën. Pranova, thashë ‘Hajt Maldive’.
Më pas rezultoi se kjo nuk ishte rastësi, por e menduar shumë mirë nga ai. Ishte dita e Shën Valentinit, e atë mëngjes mora unazën dhe fjalët që ishin shumë të bukura. Unë ndihem me fat”,- e përfundoi rrëfimin e saj.
Zaimina dhe i dashuri i saj u përfolën për një ndarje vjeshtën e kaluar.
Por, mesa duket, dashuria e çiftit është aq e fortë sa ata i rezistuan ndarjes vetëm 3 muaj, për t’u kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit e tashmë gati për t’u bërë prindër. Një nga fotot e mëposhtme është realizuar rreth 8 vite më parë në Himarë, dëshmon lidhjen e gjatë të Zaiminës me Klodin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY