Dy viktima në Durrës, zbulohet misteri i vdekjeve

Dy viktima në Durrës, zbulohet misteri i vdekjeve

85
0
Shares

Dy viktima që kanë humbur jetën në mënyrë enigmatike u gjendni sot në dy lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Fillimisht në lagjen Nr.7 është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull. Viktima është i dekompozuar dhe ende nuk është identifikuar. Nga këqyrja paraprake, policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe identitetit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Ndërkohë, në lagjen Nr.16 është gjetur i vdekur 39-vjeçari me iniciale B.C, nga Durrësi. Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Po hetohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Besohet se overdoza duhet të jetë dhe shkaku i vdekjes së trupit të paidentifikuar në lagjen nr.7 në Durrës. Trupi i tij është gjetur në gërmadhat e një shtëpie të prishur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY