Vlorë, inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nis shembjen e 75 minimoleve

Vlorë, inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nis shembjen e 75 minimoleve

71
0
Shares

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës, ku ka prishur disa minimolet të cilat zgjaten përgjate bregdetit të Radhimës deri në Orikum.
Fadromat kanë qënë në plazhin e Orikumit ku ka nisur shembja e minimoleve, të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët”, të cilët kanë dhe lokalet e tyre.
Ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë plazhit ku janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimoleve, kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina. Aksioni i IKMT pritet të vijojë deri në pastrimin e kësaj zone nga ndërtimet pa leje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY