Vlonjati vjen dhe “bën xhep” në Tiranë, por nuk i ecën me...

Vlonjati vjen dhe “bën xhep” në Tiranë, por nuk i ecën me studenten në urban

49
0
Shares

Rastet e vjedhjeve nëpër urbanët e kryeqytetit nuk janë të pakta. Dy ditë më parë në autobusin e linjës së Unazës, një 51-vjeçari i ka marrë portofolin studentes K. R., 23 vjeç, ku brenda tij kishte dokumente dhe një sasi parash. Kur vajza e ka kuptuar se i është marrë portofoli dhe ka lajmëruar policinë.
unaza
Nga kontrolli rezultoi se ka qenë 51-vjeçari nga Vora ai që kishte kryer grabitjen, i cili tashmë do akuzohet për vjedhje.
Mësohet se ky person po në këtë autobus ka tentuar ti vjedhë portofolin një 61-vjecari.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06. 07. 2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, më datë 06. 07. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e arrestuar Gj. S., vjeç 51, banues në fshatin Babicë, Vlorë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në autobusin e linjës së Unazës, ka vjedhur portofolin, me disa dokumente dhe lek, shtetases K. R., vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06. 07. 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. S., vjeç 51, banues në Vlorë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në autobusin e Unazës ka tentuar t’i vjedh portofolin me lekë, shtetasit M. G., vjeç 61, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY