Incidenti ajror, flet pasagjeri: Tmerri që përjetuam në avionin që u përfshi...

Incidenti ajror, flet pasagjeri: Tmerri që përjetuam në avionin që u përfshi nga flakët

68
0
Shares

Një incident ajror ka ndodhur paraditen e sotme kur një avion i postës italiane “Mistral Air” i kontraktuar nga kompania “Blu Panorama” ka marrë flakë në ajër. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët, rreth 100 vetë kanë shpëtuar, por ata kanë përjetuar momente tmerri.
Njëri prej tyre ka rrëfyer ngjarjen.
“Vetëm 15 minuta pasi jemi nisur nga aeroporti i Ankonës konstatuam erë të djegur në bordin e avionit. Biletat i kishim prerë me ‘Blu Panorama’, por avioni ishte i ‘Ernest Fly’, pasi ‘Blu Panorama’ operon me këtë kompani. Ekuipazhi na informoi se kemi probleme, dhe se flaka kishte rënë në kabinë, ndaj duhet të kthehemi. Në aeroport na kanë pritur zjarrfikëset. Mes pasagjerëve kishte tension të madh, disa filluan të qanin”, dëshmon një prej pasagjerëve.
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Ankonës me destinacion Tiranën. Ai ka bërë ulje emergjente sërish në Ankona.
Pas këtij incidenti, “Mistral Air” ka dalë me një komunikatë për mediat pas incidentit që pësoi në fluturim paraditen e sotme, avioni me numër fluturimi “Mistral ATR72”. Ngjarja u raportua pas denoncimit të pasagjerëve të cilët thanë se kanë përjetuar momente tmerri në fluturim.
“Mistral Air” bën të ditur se rreth 15 minuta pas ngritjes së avionit nga aeroporti i Ankonës (ora 10:57) u ndje erë djegie në kabinë që mund të jetë shkaktuar nga një qark elektrik.
Komandanti kërkoi të kthehet në aeroportin e Ankonës, ku u ul në orën 11:28 . Pasagjerët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Personeli e trajtoi me profesionalizëm rastin. Ne jemi duke ofruar ndihmë për pasagjerët në pritje të transportimit me fluturime të tjera.
Aktualisht avioni është duke iu nënshtruar kontrollit të nevojshëm teknik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY