E mori vesh gjithë bota tradhëtinë, reagon gruaja e krimineli më të...

E mori vesh gjithë bota tradhëtinë, reagon gruaja e krimineli më të bukur në botë

724
0
Shares

I famshëm si “krimineli më i bukur në botë”, Jeremy Meeks është kapur mat pak ditë më parë teksa flirtonte me një femër tjetër, që nuk ishte bashkëshortja e tij. Jeremy u fotografua duke flirtuar e në disa momente romantike në jaht me miliarderen Chloe Green.
Por pavarësisht se tradhtinë e tij e mësoi e gjithë bota, Melissa, mamaja e fëmijëve të Jeremy nuk ka në plan t’i japë fund martesës, të paktën jo tani. Siҫ raportojnë mediat e huaja, Melissa insiston se ata janë “akoma ligjërisht të martuar”, edhe pas flirtit me Chloe Green.
Melissa Meeks ka vendosur të lërë mënjanë flirtet e bashkëshortit të saj bukurosh dhe të kalojë një ditë të gëzueshme në familje, me të dhe tre fëmijët e tyre, Elianna, Robert dhe Jeremy Jr.
Festën e 4 Korrikut ata e kanë kaluar të gjithë bashkë në shtëpi, ndërsa pjesë e festës ishte edhe motra e Melissas, e cila e pyetur nga gazetarët për flirtin e Jeremy me trashëgimtaren e Top Shop-it ka thënë, “Po, nuk më intereson, nuk më intereson për asgjë. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY