FOTO GALERI/ Itali, Deputeti i PD zgjidhet Anëtar i Këshillit Shkencor të...

FOTO GALERI/ Itali, Deputeti i PD zgjidhet Anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Bonifaciana

112
0
Shares

Të shtunën më 1 korrik 2017, në Anagni të Italisë Akademia Bonifaciana zhvilloi ceremoninë e mbylljes së vitit Akademik 2016 – 2017.
Me rastin e kësaj ceremonie u ndanë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. U nderuan personalitete të larta klerikë, akademike dhe shkencore.  Në rubrikën pranime të reja në Këshillin Shkencor të kësaj akademie u bënë pesë pranime të reja.
E veçanta në pranimet e reja ishte emërimi i deputetit të ri të Parlamentit të Shqipërisë Xhemal Gjunkshi si Anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Bonifaciana, i cili në cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Dhjetor 2012 është nderuar me çmimin Ndërkombëtar te Paqes.
Deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi drejtuesit e Akademisë Bonifaciana për vlerësimin e bërë, duke premtuar rritjen e bashkëpunimit me Akademinë Bonifaciana dhe se ky vlerësim “mua me mbush me optimizëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY