Vlorë, shoferi adoleshent përplas biçikletën, 50-vjeçari përfundon rëndë në spital

Vlorë, shoferi adoleshent përplas biçikletën, 50-vjeçari përfundon rëndë në spital

57
0
Shares

Një 50 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi teksa po ecte me biçikletë u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit.
Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet R. O., udhëtonte me një makinë Volksëagen Golf me targë AA 694 MX, kur përplasi burrin rreth të 50 -ave, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë, ai ka mbetur i lënduar rëndë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës. Autoritetet kanë shoqëruar adoleshentin për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY