VIDEO/ Zemërohen shoferët, rrihen në mes të rrugës

VIDEO/ Zemërohen shoferët, rrihen në mes të rrugës

59
0
Shares

Një përleshje e madhe ka ndodhur në juglindje të Londrës kur një shofer i zemëruar kamioni sulmoi një automobilist.
Shoferi i kamionit kishte zbritur nga automjeti i tij për tu sqaruar me shoferin tjetër i cili i kishte bllokuar rrugën. Por ata nuk kanë arritur dot që ti zgjidhin problemet e tyre me anë të dialogut dhe përleshja ka degjeneruar në grushte në mes të rrugës.
Video është filmuar nga një pasagjer në katin e dytë të autobusit ndërsa trafiku ishte bllokuar.
Një çiklist është afruar për të qetësuar situatën por nuk ia ka arritur dot qëllimit. Pasi kanë nisur për disa minuta zënkën kanë vendosur që të qetësohen dhe secili të vazhdojë rrugën e tij.
Policia mbërriti në vendngjarje shumë vonë dhe nuk arriti dot që të gjente dy shoferët pasi ishin larguar me kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY