Itali, arrestohen dy shqiptarë dhe një rumune, nuk do ta besoni ku...

Itali, arrestohen dy shqiptarë dhe një rumune, nuk do ta besoni ku e kishin fshehur drogën

88
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy vëllezër shqiptarë dhe e fejuara e njërit prej tyre janë arrestuar nga policia italiane në Rimini, pasi transportonin kokainë.
Sipas mediave italiane janë arrestuar dy vëllexërit A.H., 28 vjeç dhe D.H., 21 vjeç si dhe e dashura e 28-vjeçarit, rumunia me iniciale I.A., 24 vjeçe.
Të enjten në mbrëmje një prej shqiptarëve është vënë re duke dalë nga një hotel në Rimini Jug, dhe të hipte në një automjet me çiftin. Policia është vënë në vëzhgim të lëvizjeve të tyre nga Rimini në Santarcangelo, me ndalesa në disa dyqane ose në rrugë të izoluara.
Gjatë ndjekjes, pranë hotelit nga ku kishte dalë një nga shqiptarët, dhe ku kishte vendbanimin, u vunë re lëvizje të tjera të dyshimta që i kanë nxitur efektivët e skuadrës së lëvizshme t’i ndalojnë.
Nga kontrolli që iu është kryer policia iu ka gjetur disa doza kokaine, të cilat vajza rumune i fshihte në reçipeta, ndërsa partneri i saj kishte zgjedhur si vend të fshehtë, mbathjet e tij.
Më pas në apartamentin e çiftit janë gjetur të tjera doza kokaine, brenda një qeseje të verdhë si dhe është gjetur edhe material për paketimin e drogës. Në total dozat e sekuestruara janë rreth 60.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY