Prokuroria e Përgjithshme ngre shërbimet e gatishmërisë për zgjedhjet

Prokuroria e Përgjithshme ngre shërbimet e gatishmërisë për zgjedhjet

61
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka udhëzuar Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore që të hartojnë shërbimet e gatishmërisë për të mbikqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat zhvillohen të dielën, 25 Qershor 2017.

Në bazë të komunikimit që ka zhvilluar Prokurori i Përgjithshëm, strukturat lokale të Prokurorisë Shqiptare kanë krijuar strukturat e posaçme të gatishmërisë, të cilat janë në funksion duke filluar nga dita e Shtunë (dt. 24.06.2017) deri ditën e Hënë (26.06.2017). Strukturat e gatishmërisë përbëhen nga prokurorë dhe nga oficerë të Policisë Gjyqësore të Seksionit të Prokurorisë.

Në një komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë të Prokurorivë, z. Llalla ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e tjera ligjzbatuese, si edhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të hetimit për çdo problematikë të mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore kanë informuar Prokurorin e Përgjithshëm se po zhvillojnë në mënyrë dinamike veprime proceduriale mbi kallëzimet penale të përcjella pranë tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka hartuar grafikun e saj të gatishmërisë, me qëllim koordinimin sa më të shpejtë dhe të plotë të të gjithë strukturës për menaxhimin e duhur të problematikave të mundshme.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme po vijon të zhvillojë komunikim intensiv me Task-Forcen e krijuar nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e situatës zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY