Basha: Të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin e Skënderbeun, ata i...

Basha: Të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin e Skënderbeun, ata i kemi në zemër, por votohet për ekonominë

65
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Kurbini u bëri thirrje shqiptarëve të japin votën për PD dhe programin e tij si kryeministër i nesërm i shqiptarëve.
“Rama një ditë flet si kryetar opozite, nuk i piu ujë, nuk i eci, tani bën thirrje të votojmë për të se duke votuar për të votojmë për Ismail Qemalit, apo Skënderbeun. T’i themi se të dielën, nuk votohet për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, por votohet për ekonominë”- tha ai.
Euforisë së mbështetësve, Basha u është përgjigjur se edhe ai i do shumë dhe më pas iu drejtua me fjalët: “Nuk ka nevojë të më merrni peng se unë vij me dëshirë këtu, është shtëpia ime, më ka marrë peng zoti se më ka lind në një ditë me ditën e madhe të Shen Ndout”- tha Basha.
Duke ironizuar Ramën ai ka thënë se pas timonit të makinës, tani do atë të anijes. “Ka katër javë që do timon makine, por nuk di ti japë, mbrëmë kërkoi timon anije, nuk mundet e nuk duhet ta ketë kurrë timonin, timonin për jetën tuaj me Lulzim Bashën kryeministër do ta keni vetëm ju, se unë do të punojë për pasurinë dhe punën e secilit prej jush”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY