Sali Berisha shfaqet në fushatën e PD-së, pasdite ishte në një “çadër”

Sali Berisha shfaqet në fushatën e PD-së, pasdite ishte në një “çadër”

84
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha është parë sot në një nga pikat e fushatës së PD-së në Tiranë sëbashku me një grup të rinjsh duke qenë edhe rasti i parë që ish-kryeministri i vendit për 8 vite të përfshihet në fushatën e  opozitës.

Të rinjtë e FRPD-së në Njësinë 2 në Tiranë kanë përjetuar një surprizë të vërtetë sot kur pranë tendës së tyre elektorale është shfaqur lideri historik i PD-së, ish kryeministri Sali Berisha.

 

Berisha i ka falenderuar ata për entuziazmin dhe energjinë që i kanë falur fushatës së PD-së në Tiranë, dhe gjithashtu ka përgëzuar edhe kandidatin për deputet Dashamir Shehi i cili e ka përqendruar fushatën e tij elektorale pikërisht në këtë njësi.

 

Berisha i cili është i 7-ti në listën e PD-së në Tiranë. Ai nuk ka qenë në terren ndërkohë që përmes intervistave televizive i ka dhënë shpesh tonin fushatës elektorale duke ndikuar debatin politik por edhe strategjinë e partive më të mëdha në vend.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY