Parlamenti rrëzon qeverinë e majtë në Rumani

Parlamenti rrëzon qeverinë e majtë në Rumani

62
0
Shares

Parlamenti ka rrëzuar qeverinë e majtë rumune. Kryeministri Sorin Grindeanu nuk i mbijetoi dot një mocioni mosbesimi në parlament, të paraqitur nga partia e tij Socialdemokrate. Ajo e kritikoi se dështoi në realizimin e reformave ekonomike dhe të programit të partisë. 241 deputetë socialdemokratë dhe aleatët e tyre liberalë votuan për rrëzimin e shefit të qeverisë. Kryeministri ka pasur konflikte me liderin e partisë Liviu Dragnea, që është dënuar për mashtrim në zgjedhje. Ai refuzonte të jepte dorëheqjen.

 

Tashmë socialdemokratët do të zgjedhin nje tjetër kandidat për kryeministër, që duhet të pranohet nga presidenti Klaus Iohannis dhe më pas qeveria e re të votohet në parlament.

 

Gjatë muajit shkurt Rumania u përfshi nga protestat më të mëdha që nga rrëzimi i komunizmit në vitin 1989, për shkak të një dekreti që favorizonte politikanët e korruptuar. Dekreti më pas u tërhoq, por qeveria u dobësua. BE gjithnjë ka paralajmëruar qeverinë rumune, që të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin, një nga problemet kryesore në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY