VIDEO & FOTO/ Itali, operacion anti-drogë, shkatërrohet banda shqiptare, ja cilët janë...

VIDEO & FOTO/ Itali, operacion anti-drogë, shkatërrohet banda shqiptare, ja cilët janë anëtarët

768
0
Shares

Karabinierët e Trentos në veri të Italisë ndërmorën një operacion të madh antidrogë mëngjesin e sotëm, që sipas medieve lokale, është ende në zhvillim e sipër.
Ky operacion i koduar “Tavoletta” goditi 3 banda: Një italiane, një shqiptaro-rumune dhe një afrikano-veriore. Hetimet zbuluan ekzistencën e këtyre tre grupeve, që operonin në territorin e Trento-s dhe në Italinë veriore, në shpërndarjen e drogës.
Karabinierët sekuestruan 7 kg hashash, 800 gramë kokainë dhe 5 kg kanabis.
Gjatë hetimeve, karabinierët kanë ekzekutuar 29 nga 35 urdhër-arreste ndaj pjesëtarëve të këtyre 3 bandave, ndër ta edhe 7 shqiptarë.
Shqiptarët e arrestuar janë: Stefan Dushku, Leonard Mema, Enrik Fetahu, Njazi Shaba, Zamir Koni, Dardan Hasani dhe Bledi Osmani.
Grupi i italianëve, sipas hetimeve, ishte ai që koordinonte dy të tjerët. Mes të arrestuarve për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës është edhe Maurizio Agostini, ish këshilltari i partisë politike “Lega Nord”. Ai është ndaluar në shkurt të vitit të shkuar pasi u ka me kokainë. Gjatë këtij aksioni u arrestua edhe shqiptari Stefan Dushku, 38 vjeç.


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY