Katy Perry rrrëzohet në skenë, ja për çfarë dyshohet

Katy Perry rrrëzohet në skenë, ja për çfarë dyshohet

68
0
Shares

Katy Perry ka qenë duke performuar një nga hitet e saj “I Kissed a Girl”, por duket se një moment i vetëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Një video e publikuar në rrjete sociale është bërë virale dhe të gjithë janë duke ngritur hipoteza të ndryshme lidhur me performancën e Katy Perry-t në skenë. Gjatë interpretimit të superhitit botëror, këngëtarja një moment ka rrotulluar sytë, nga mikrofoni kanë dalë zhurma të çuditshme derisa një moment Katy ka rënë në tokë dhe një nga anëtarët e stafit e ka marrë nga skena.
Performanca ka vijuar sikur asgjë nuk ka ndodhur, por vështirë se një moment i tillë mund të kalohej pa koment. Disa mendojnë se mendja e Katy Perry-t është pushtuar nga forca të mbinatyrshme, një teori tjetër konspirative thotë se ajo është pushtuar nga forca djallëzore e të tjerë thonë se ajo thjesht ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë një situatë të tillë nga këngëtarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY