VIDEO SKANDAL/ Policia dhunon fizikisht biznesmenin brenda shtëpisë së tij

VIDEO SKANDAL/ Policia dhunon fizikisht biznesmenin brenda shtëpisë së tij

66
0
Shares

Biznesmeni nga Shkodra Mario Molla është dhunuar në mënyrë barbare nga disa policë ditën e sotme. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, policët shihen teksa futen në banesë dhe njëri prej tyre fillon ta godasë Mollën.
Një fakt të tillë biznesmeni e ka denoncuar edhe nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ndërsa miqtë e tij, thanë për JoQ se gjithçka ka ndodhur për shkak të biznesit të tij në liqenin e Komanit, me linjën e udhëtimeve. Ata thonë se dhuna ka ardhur si pasojë e konkurrencës dhe se policia është paguar nga “aleatë” të tjerë të Mollës.
Vetë biznesmeni në reagimin e tij thotë se po sulmohet dhe torturohet pa të drejtë.
“Po me sulmojn sakatojn perulin, torturojne psikologjikisht, fizikisht e shpirterisht per mbrojtjen e trojeve t’mija nga sue Arabe ksaj rradhe me investime shkatrrimit. Policia (me urdher te atyre qe na ben shtet islamik). Haxhi Bardhi me kompani financuar nga grupe islamike tentojn liqenin e Komanit !
Jan po ata qe paguan banoret per prishjen e ylberit shumengjyresh ne ishullin e paqes vene nga kisha katolike ne vitin 2002 , jan po ata qe po kembengulin me cdo kusht konvertimin tim per se gjalli, gje e cila nuk do mdodhi. Uniforma pa emer me makina te policise ne digen e Komanit.
Urrejtje e qarte personale dhe ndonje bakshish i majm per lta kriminela qe duan te mbjellin krim me cdo kusht , dhe me duan ne lojen e tyre ne kte pike strategjike levizjesh droge dhe armesh siç vazhdon nga 97 e ktej , personi grua e jo Burr qe me qelloj pas shpine , burracak i pabese , e beri nen prezencen e 30 shokve te tij nga frika e shikimit Gjergj, Shqiptar, autokton, i besimit Krishtit ringjallur mbret si i vetmi.
Kleri ktolik dhe ata te cilet besojne ne Jezusin e ringjallur kërkoj mbeshtetjen tuaj , nuk i trembem djallit e se keqes por nuk do mbaj gojen mbyllur e as do perulem kurr , kam urdherin e familjes Dukagjini dhe do e mbaj dersa te jap shpirt , qoshi ne dor te zotit !”, shkruan Molla.

Posted by EKoman on 17.06.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY