Lushnjë, adoleshenti me zetor përplas bashkëfshatarin

Lushnjë, adoleshenti me zetor përplas bashkëfshatarin

77
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 18 vjeçar ka shkaktuar plagosjen e një 37 vjeçari duke e aksidentuar me zetorin që po drejtonte.
Ngjarja ndodhi në Lushnjë.
Burime nga policia thanë se kanë arrestuar në flagrancë Mariglen Mita, 18 vjeç, banues në fshatin Imshtë, Lushnjë.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Imshtë, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’ pa targa dhe pa leje drejtimi, i pajisur me rimorkio, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal ku për pasojë është aksidentuar 37-vjeçari me inicialet L. K., nga fshati Bubullimë.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY