Ja disa prej veseve që kanë vipat tanë të showbizit

Ja disa prej veseve që kanë vipat tanë të showbizit

132
0
Shares

Të gjithë kemi vese apo ndonjë gjë që e kemi me shumë merak. Ka dhe nga ata që janë të varur apo të fiksuar pas diçkaje. Dhe personazhet e showbizit nuk mnd të bënin përjashtim.
Por cilët janë disa prej vipave që i kanë rrëfyer veset e tyre? Njihuni me ta.

Amarda Toska
Ajo ka një ves të keq, të cilin nuk ia durojnë dot as familjarët e vet. Ami ka zakon që të tërheqë flokët shumë shpesh, ndoshta nga stresi, edhe pse familjarët ia kanë vënë në dukje se nuk u pëlqen ky veprim i përsëritur i saj. Madje edhe bashkëshorti i saj Ermali i ka thënë moderatores se kur flet në telefon, me dorën tjetër tërheq flokët. Ish-balerina ka edhe një ves tjetër, ajo e humbet shpejt durimin.

Era Istrefi
Edhe këngëtarja e suksesshme kosovare Era istrefi e cila po shijon suksesin e ‘Redrum’ duket se na paska një ves të keq. Në shumë foto të sajat vihet re gjuha jashtë. Bën vetë Era, apo e ‘harron’ padashje? Ky detaj nuk u ka shpëtuar pa vënë re as fansave të këngëtares të cilëve u është dukur ky gjest i saj si tepër provokues.

Rita Ora
Këngëtarja e cila kryeson prej javësh në Britaninë e Madhe me hitin e fundit ‘Your Song’, Rita Ora është shprehur se nuk ngjitet në skenë pa pirë alkool. Përpara performancave ajo preferon të ketë me vete një shishe Jack, çaj dhe limonatë me xhenxhefil. ‘Dua të fokusohem vetëm tek whiskey dhe çaji im’- ka thënë këngëtarja përpara se të dalë në skenë.

Beatrix Ramosaj
Edhe Trixa ka pasur një ves të cilin nuk e ka më. Ajo ka hequr dorë prej kohësh nga vesi i dëmshëm i duhanpirjes. Këngëtarja ndihet krenare që ka mundur ta lërë mënjanë këtë ves. Tani ajo shprehet se ndihet më mirë në frymëmarrje e në të shijuarin e ushqimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY