Dy inspektorët e Shkodrës, skema e korrupsionit me certifikatat

Dy inspektorët e Shkodrës, skema e korrupsionit me certifikatat

60
0
Shares

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatën pastërtie të ambjentit.

Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me çertifikata dizifektim-dezinsektim, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të fallsifikuara.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci  së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal.

Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregëtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektim-dezinsektim-deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë. Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektim-dezinsektim-deratizim lëshuar nga shoqëria “Neo-Vita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar  që në datën 7 Janar 2015, kundrejt një shuma të ndryshme lekësh, të cila më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY