SKANDAL & EMRI/ Postieri vjedh 40 milionë lekë pensione dhe zhduket

SKANDAL & EMRI/ Postieri vjedh 40 milionë lekë pensione dhe zhduket

104
0
Shares

Çimi Papri, një ish-punonjës i postës në Llixha të Elbasanit ka marrë lekët e asistencave dhe pensioneve të banorëve, me vlerën prej 40 milionësh lekë të vjetra, duke falsifikuar firmat dhe më pas është zhdukur. Banorët thonë se nuk po bëhet asgjë për paratë e tyre.

Gjatë një telefonate me drejtoreshën e postës, Klaudia Krasnika, kjo e fundit thotë se është në dijeni të rastit dhe ka bërë kallëzim në polici. Ndërsa policia shprehet se pritet urdhër nga Prokuroria për të mundësuar arrestimin e personit në fjalë.

 

Ish – punonjësi i postës ka falsifikuar firmat e banorëve të Llixhës për t’u marrë lekët e asistencave dhe pensioneve të tyre. Çimi Papri ka vjedhur 40 milionë lekë dhe është zhdukur prej muajsh, duke i lënë banorët në mëshirë të fatit, pasi asnjë institucion nuk mban përgjegjësi për këtë fakt. Ndaj gazetarja e emisionit “STOP” ka komunikuar me disa qytetarë, të cilët shprehen se nuk po bëhet asgjë për paratë e tyre.

Qytetarja 1

Gazetarja – Ne na ka ardhur një denoncim për një rast të një postieri, që ka pas shpërndarë këto asistencat dhe pensionet dhe që është zhdukur këtu në zonën e llixhave. Eshtë zhdukur, e ke dëgjuar?

Qytetarja – Çimi me, ky çuni jonë këtu? Po ça t’i bëjmë ne? Na i mori e iku.

Qytetarja dhe qytetari 2

Gazetarja – A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë rastin e këtij postierit që ka shpërndarë më përpara asistencat dhe pensionet dhe është zhdukur?

Qytetari Po!

QytetarjaAi ka nxjerrë vizën dhe ka ikur, ai është arratisur përtej oqeanit.

Gazetarja – Emrin ia di?

Qytetari – Çim Papri!

Gazetarja – Është i zonës këtu, ai?

Qytetari Është lart, n.q.s. e ke dëgjuar. Është e vërtetë, që ai i ka prishur të gjitha lekët, i ka bë spektakël.

Qytetarja 3

Gazetarja – Për këtë pjesën e këtij të postës që ka marrë lekët dhe ka ikur. Si është e vërteta? Ju merrni ndonjë pension, ndonjë asistencë?

QytetarjaI marrim. Marr një pension dhe çuni një përkrahje 40 mijë lekë, 39 mijë lekë … ashtu iku kjo, o puna ime. Këto thonë kështu ime: ça o vulos, lekë nuk merr. Unë dua lekët, ku t’i gjej lekët? Kujt t’ia kërkosh? Ato thonë: ça është hedh firma, edhe këto të rejat që kanë ardhur thonë nuk merren më. Ça dreqin të bëjmë? Po ka hedh fimën vetë ky, mi zonjë.

Gazetarja – Për të gjithë njerëzit e ka hedh?

QytetarjaPo, për të gjithë.

Gazetarja – Ka falsifikuar firmën?

QytetarjaPo moj, të gjitha. Ça flet? S’jam vetëm unë.

Gazetarja –  I je drejtuar postës këtu apo qëndrores, në Elbasan?

Qytetarja Jo mi! Qeshë këtu unë kur mora lekët edhe i thashë ktu ktu… Ajo tha: ato që janë hedh, firmat, që ka hedh dora atij, nuk merren më. Ikën ato. Ça do bëjmë? Unë … më hëngri kurrizi, bleva një dollap rrobash se kisha njëzet e ca vjet pa i dollap rrobash. Ç’mu desh këtë radhë thashë. Moj, po t’i hante e të kishte shpi e t’i çonte te ajo gru, me mish e me shpirt i thosha: i gëzofsh, o djalë! Po lloto, mi motër?!

Gazetarja – Sa lekë ka marrë, di gjë?

QytetarjaMirë, mirë! Po siç kemi dëgju, mi motër, 40 e ca milionë. 

Gazetarja – 40 e ca milionë?!

QytetarjaPse mi motër, vetëm unë jam?!

Gazetarja e emisionit “STOP” në pamundësi për të zhvilluar një takim me drejtoreshën e postës në Elbasan, Klaudia Krasnika, komunikon nëpërmjet një telefonate me të.

Drejtoresha e Postës, ElbasanUrdhëro!

Gazetarja – Alo, përshëndetje!

Drejtoresha Përshëndetje!

Gazetarja – Ndjesë për shqetësimin! Unë jam Jona nga emisioni “STOP”.

DrejtoreshaPërshëndetje, Jona!

Gazetarja – A mund t’ju marr një minutë kohë, ju lutem? Unë isha tek pPosta faktikisht, doja t’ju takoja për një shqetësim të një qytetari, por më thanë që nuk jeni.

DrejtoreshaJo, Jona! Në fakt unë në punë jam, por kam një grup auditimi nga Drejtoria e Përgjithshme dhe jemi duke punuar. Më thoni, si mund t’ju ndihmoj?

Gazetarja – A mund t’ju takoj pak më vonë, kur të liroheni, nëse është e mundur, për një rast që kam?

DrejtoreshaJona, jam e lutur t’ju përgjigjem nëpërmjet një shkrese, të ma drejtoni zyrtarisht dhe jemi shumë të hapur dhe të gatshëm, e dashur, për t’ju dhënë të gjithë informacionin që ju kërkoni.

Gazetarja – Vetëm paraprakisht që edhe unë mos ta vazhdoj kot domethënë. Thjeshtë t’ju bëj një pyetje si fillim, që ta di dhe unë për veten time. Pastaj për shkresën që do t’ju nis. Kam një rast, diku tek Llixha në Elbasan. Ka qënë një postier, ka qënë i zonës së llixhave. Keni informacion juve, që ai ka marrë lekët që i takojnë disa qytetarëve dhe është zhdukur prej disa muajsh?

DrejtoreshaPunonjësit i është bërë kallëzim penal. Mund t’i drejtoheni organeve kopetente për të gjithë historinë e kësaj çështje. Ju falenderoj e dashur!

Nisur nga përgjigjia e Drejtoreshës së Postës në Elbasan, gazetarja komunikon nëpërmjet email -it me Drejtorinë Vendore të Policië Elbasan, e cila është shprehur se nuk është në dijeni të çështjes, pasi Drejtoria e Postës e ka depozituar kallëzimin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe se rasti është duke u hetuar prej saj.

Por ish – punonjësi i Postës, Çimi Papri vazhdon të endet i lirë, duke shpenzuar paratë e qytetarëve të Elbasanit, të cilët janë lënë në mjerim. TVKklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY