VIDEO/ Zjarri në Londër, zbardhen dëshmitë e njerëzve, ja sa viktima raportohen...

VIDEO/ Zjarri në Londër, zbardhen dëshmitë e njerëzve, ja sa viktima raportohen deri tani

42
0
Shares

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, duke lënë dhjetëra familje të bllokuara në katet e mësipërme.
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në kullën Grenfell në Londër, konfirmoi policia metropolitane, duke paralajmëruar se numri i viktimave pritet të rritet.
Ambulanca e Londrës ka konfirmuar se 50 banorë janë dërguar në spitale dhe se disa prej tyre vuajnë nga djegie të rënda. Familjet u bllokuan brenda kullës Grenfell dhe fëmijët ulërinin me dëshpërim për ndihmë. Dëshmitarët e intervistuar nga mediat britanike kanë rrëfyer se kanë parë prindërit tek hidhnin fëmijët  e tyre nga dritarja, për t’i shpëtuar nga flakët, shkruan syri.net.  Një i ri ka treguar se pa një grua tek lëshonte fëmijën e saj nga kati i nëntë i kullës para se të zhdukej nga sytë. Foshnja u kap nga një burrë më poshtë, sipas “Huffington Post”. Një banore tjetër, i quajtur Zara, tha se pa një grua që të hidhte djalin e saj, i cili ishte rreth pesë vjeç, nga një dritare e katit të gjashtë, për ta shpëtuar nga flakët. “Një grua hodhi djalin e saj nga dritarja, mendoj se ai është mire…..mendoj se ai mund të ka disa eshtra të thyera por shpëtoi, tha një vajzë për “BBC”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY