FOTO/ Këshilltari i Merkel: Programi i Lulzim Bashës funksionon çdo ditë në...

FOTO/ Këshilltari i Merkel: Programi i Lulzim Bashës funksionon çdo ditë në Gjermani, votojeni të zhvilloni Shqipërinë

51
0
Shares

Këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski, vlerësoi sot programin ekonomik të Partisë Demokratike, si efikas, të realizueshëm e që do të vërë në lëvizje ekonominë shqiptare.
Ky program, tha Falenski, funksionon çdo ditë në Gjermani, krijon vende pune, dhe do funksionojë edhe në Shqipëri.
Deklaratat e këshilltarit të Angela Merkel, u bënë sot paradite gjatë një takimi të organizuar nga PD me qytetarë të Durrësit.
“Qeveria Rama duhet të ikë dhe kjo është më e thjeshta dhe më e mira. Socialistët nuk mund të bëjë ekonomi dhe nuk mund të menaxhojnë para. Kjo qeveri nuk ia ka arritur dhe nuk e ka bërë këtë. Partia Demokratike në bashkëpunim me Partinë Kristian-Demokratike Gjermane dhe me Fondacionin Kondard Adenauer ka hartuar këtë program ekonomik. Ky program siguron një ekonomi të fortë dhe më shumë vende pune. Partia Kristian-Demokratike Gjermane së bashku me Angela Merkelin e vërtetojnë çdo ditë që ky program funksionon dhe çdo ditë krijohen vende të reja pune. Prandaj ju them që ky program funksionon ndaj na besoni ne dhe i besoni Lulzim Bashës. Shkoni votoni me 25 Qershor. Ju thoni të gjithë miqve dhe të njohurve tuaj të shkojnë të votojnë. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe do hyni më shpejt në Europë”, tha Falenski.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY